Të Përshtatshme Për

  • Hapësira të përkohshme ose gjysmë të përkohshme evenimentesh
  • Evenimente promocionale
  • Mikpritjeje
  • Aktivitete sportive
  • Konferenca
  • Ekspozita


Gjenden në gjerësi nga

10.00m – 30.00m


Një strukturë Manhattan nuk do të dështojë kurrë që të jetë qendra e vëmendjes në çdo ngjarje. Jo vetëm që siguron një pamje tërheqëse, cilësi dhe rehati të madhe, por ofron edhe mundësi marketingu dhe promocionale të pakrahasueshme mbi fasadat dhe sistemet e mureve që disponon. Struktura Manhattan mund të përshtatet në mënyra të ndryshme me një numër panelesh prej xhami, opsione për çatinë dhe muret, shkallët dhe ballkonet

Zgjidhni nga njësi me një kat ose dy kate dhe madhësitë e ndryshme nga 10,00 m deri në 30,00 m gjerësi dhe nga 4,00 m deri në 6 m lartësi. Gjatësia është e pakufizuar. Gjenden opsione standarde dhe të përshtatura sipas nevojave.

Pjesët kryesore

Skeleti

Skeleti është prodhuar nga RÖDER HTS HÖCKER në Gjermani nga një kombinim prej alumini të anodizuar me cilësi të lartë dhe çeliku të galvanizuar me rezistencë korrozive për pjesët lidhëse.

 

Mbulesa

Ofrohet duke përdorur Polivinilkloridin (PVC) më të fundit me fill të shkurtër, kundra rritjes së fungicideve, me shkëlqim të lartë të bardhë, që i reziston zjarrit, i tejdukshëm ose opak në pajtim me standardet ndërkombëtare përfshi DIN 4102 B1, BS 5438 / 7837.

Aksesorët

Tërheqja pamore dhe rehatia e përgjithshme e strukturës Manhattan rritet edhe më tej me një numër artikujsh dhe aksesorësh opsionalë shtesë përfshi; mbulesën izoluese termale të çatisë, panelet e mureve me xhama standard të përparuar dhe panoramik, dyer teke dhe dopjo, shkallë të brendshme, ballkone, tarraca dhe platformi shikimi për njësitë me dy kate. Plus dhe shumë të tjera.

Pyesni rreth Struktura Manhattan e RÖDER HTS


Galeria