Përvoja e kompanisë

Projektimit teknik i kompanisë dhe departamenti i inxhinierisë kanë vite njohuri dhe eksperiencë në projektimin e strukturave të veçanta për evenimente. Kjo përvojë së bashku me përdorimin teknologjisë më të fundit të modelimit 3D CAD dhe prodhimit CNC me precizion të automatizuar, e ka mundësuar RÖDER HTS HÖCKER të bëhet forca udhëheqëse në këtë fushë të specializuar.

Mundësi të pafundme

Nga idetë fillestare, në skicimet paraprake, prodhimin, dërgimin dhe instalimin nëse nevojitet, departamenti ynë i posaçëm për projektet mund të krijojë pothuajse çdo projektim të mundshëm.
Strukturat mund të projektohen në madhësi, forma dhe projektim inxhinierik për t’i rezistuar erërave dhe dëborës më të fortë për projektet në klimat apo mjediset e skajshme.
Gjatë viteve ne kemi punuar me klientë privatë, korporata dhe klientë qeveritarë kudo nëpër botë, duke krijuar dhe ofruar disa struktura evenimentesh vërtet novatore, tërheqëse dhe unike.

Kursimi i kohës dhe i kostos

Gjatë projektimit të strukturave të personalizuara të evenimenteve një prej qëllimeve tona parësore është të përdorim sasinë maksimale të komponentëve që kemi në inventar të përdorura për gamën tonë standarde të tendave dhe strukturave. Kjo do të thotë se projekti mund të kalojë në prodhim shumë më shpejt se sa nëse komponentët do të ishin prodhuar individualisht dhe gjithashtu mban koston të ulët.

Pyesni rreth Strukturave të Projektuara Sipas Kërkesës


Galeria