Përse ne

RÖDER HTS HÖCKER është një markë e njohur globalisht që mund ta besoni, e cila ju ofron zgjedhje, cilësi, shtrirja globale dhe novacion të gjithë klientëve në mbarë botën. Kompania kombinon në mënyrë unike fokusin e klientit të bizneseve të menaxhuara nga familje me projektimin novator dhe proceset e avancuara të prodhimit.



Zgjedhje

Një gamë e gjerë dhe e larmishme e sistemeve të sistemeve të strukturave të përkohshme prodhuara në fabrikën tonë tejet moderne të prodhimit që ndodhet në Gjermani. Fabrika mund të prodhojë deri në 60,000 m² struktura të reja në javë – duke ofruar kështu kohë të shkurtër prodhimi pavarësisht nga madhësia e porosisë.



Shtrirje globale

Punonjës të brendshëm të shitjeve teknike, të vendosur në mënyrë strategjike në gjithë botën që ofrojnë njohuri dhe mbështetje vendore. Ofrimi, dërgimi dhe instalimi i shpejtë mund të ofrohen pothuajse kudo.



Novatorizëm

Novatorizëm i vazhdueshme me teknologji, materiale dhe procese që sigurojnë maksimalen në projektim dhe zgjedhje. Gamë projektimesh nga tenda bazë të vogla deri në strukturat më mahnitëse, unike dhe plotësisht të përshtatura gjysmë të përhershme. Një ekip i posaçëm teknik i projektuesve CAD / CAM dhe inxhinierëve të strukturës janë në dispozicion për projektet e veçanta.



Cilësi gjermane

Të gjitha produktet janë të projektuar dhe prodhuar nga RÖDER HTS HÖCKER në Gjermani. Komponentët prodhohen nga makineri me Kontroll Numerik nga Kompjuterë (CNC) dhe përfundohen me dorë dhe të gjitha strukturat prodhohen dhe certifikohen krejtësisht sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Shikoni videon


Rreth RÖDER HTS HÖCKER GmbH


RÖDER HTS HÖCKER u krijua në vitin 2001 nga Heniz Röder, një novator i industrisë që arriti të investonte pothuaj një çerek shekulli përvojë dhe njohuri në krijimin dhe rritjen e biznesit.

Sot, RÖDER HTS HÖCKER konsiderohet një forcë udhëheqëse në industrinë e strukturave të përkohshme dhe gjysmë të përhershme për evenimente, e ofron një nga zgjedhjet më të mëdha dhe më të larmishme të tendave të përkohshme dhe gjysmë të përhershëm për evenimente për sektorët privatë dhe publikë në mbarë botën.

RÖDER HTS HÖCKER vazhdon të investojë në fabrikën e saj moderne prej 64,000 m² të prodhimit të certifikuar sipas ISO, me seli në Kefenrod të Gjermanisë, duke siguruar zgjedhje optimale të produkteve, nivele të shërbimit, kohë të shkurtër prodhimi, kontroll të cilësisë, çmime konkurruese dhe teknologjinë më të fundit, projektim dhe novacion për të gjithë konsumatorët.

Kompania aktualisht punëson një forcë punëtore tejet të aftë dhe të trajnuar prej më shumë se 280 punonjës dhe shumica kanë qenë punësuar që në fillimet e RÖDER HTS HÖCKER. Kjo përfshin një ekip prej më shumë se 60 veta të ekspertëve të shitjeve globale, të vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar gjithë rajonet në botë dhe për të ofruar mbështetje vendore, lëvrim, shpërndarje dhe nëse kërkohet instalim.


Zgjedhje të përshtatura

Engineered to your requirements

Shiko


Historiku

Sot kompania e re në pronësi të familjes RÖDER HTS HÖCKER GmbH është në pararojën e projektimit dhe ndërtimit të sistemeve të strukturave të tendave të përkohshme dhe drejtohet nga i biri i Heinrich Röder, Shefi Ekzekutiv Heinz Röder i cili e krijoi kompaninë e tij të re në vitin 2001, duke siguruar që tradita e familjes të vazhdojë në gjeneratën tjetër.


1959

Fillimi i hershëm i biznesit të tendave të familjes Röder filloi me dhënien me qira të tendave me skelet druri me mbulesa kanavace si pjesë e inventarit të qiradhënies të vetë kompanisë.

1961

Familja Röder e zgjeroi biznesin duke u futur në tregun e ofrimit të tendave të tyre të cilat tani ofrohen për shitje tek kompanitë e tjera qiradhënëse.

1965

Seria e hershme e produkteve të kompanisë u zhvillua me futjen e hekurit i cili përdoret si materiali kryesor për komponentët kryesore të skeletit në vend të materialit të drurit që përdorej më parë.

1975

Zhvillimi dhe mundësia e përdorimit të aluminit, kombinuar me reduktimin e ndjeshëm të peshës në krahasim me hekurin, u bë një material më i mirë për t’u përdorur në ndërtimin e sistemeve modulare të tendave. Përdorimi i aluminit kishte edhe përfitimin shtesë të kanaleve të integruara të cilat lehtësonin një përmirësim të ndjeshëm të projektimit duke përdorur kanalet e tipit “keder” për të siguruar mbulesat e çatisë dhe të mureve me sistemin “keder” të fiksimit duke e bërë projektimin e ri vërtet një sistem modular.

1978

Skeleti i ri prej alumini me sistemin me kanale “qeder” së bashku me një gamë gjithnjë në rritje të projektimeve të tendave, shumë shpejt u bë një sukses për biznesin e familjes Röder. Për të përfituar nga një kërkesë gjithnjë në rritje për produkte, familja Röder hapi një fabrikë të re posaçërisht për prodhimin në masë të sistemeve të saja të ndryshme të tendave. Fabrika ndodhej në qytetin e lindjes së familjes Röder Wolferborn, Büdingen në Gjermani.

1984

Zhvillimi i vazhdueshëm i produktit e mundësoi biznesin e familjes Röder të shkëlqente si një lider i madh i tregut, një moment i rëndësishëm i programit të zhvillimit që çoi në projektimin, prodhimin dhe futjen në treg të tendës modulare të parë në botë me 2 kate e me disa nivele, por përsëri me një konstruksion plotësisht të çmontueshëm që sot përdoret në shumë vende të botës.

1992

Heinz dhe Edwin Röder e futën biznesin e familjes, RÖDER AG, në bursën financiare gjermane.

1993

Klöckner & Co AG bëhet aksionerja kryesore e kompanisë RÖDER AG. Në këtë periudhë familja Röder heq dorë nga pronësia në kompani.

1994

Heinz Röder përfundon dorëzimin e biznesit tek Klöckner & Co AG dhe largohet nga RÖDER AG.

2001

Pas shtatë vjetësh në të cilat Heinz Röder ndoqi interesa të tjerë biznesi ai krijon kompaninë e tij të re të specializuar në prodhimin e strukturave të përkohshme RÖDER HTS High Tech Structures KG, përsëri me bazë në zonën e Wolferborn, Büdingen në Gjermani.

2002

RÖDER HTS KG hap zyrat e saj të para të shitjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë.

2003

RÖDER HTS KG hap zyrën e shitjeve që mbulon rajonin e Lindjes së Mesme.

2004

RÖDER HTS KG blen biznesin konkurrues të industrisë HÖCKER STRUCTURES, Bad Salzuflen në Gjermani. Blerja strategjike e HÖCKER STRUCTURES hapi tregje të reja dhe shtoi linja të reja të produkteve në portofolin e produkteve të ofruara nga RÖDER HTS KG në atë kohë.

2005

RÖDER HTS KG dhe HÖCKER GmbH u bashkuan zyrtarisht në një entitet tregtues që njihet si RÖDER HTS HÖCKER GmbH. Gjatë të njëjtit vit fabrikat prodhuese të RÖDER HTS dhe HÖCKER STRUCTURES u shkrinë në një zyrë kryesore e fabrikë moderne prodhimi me 42,000m² që ndodhet në Kefenrod në Gjermani.

2006

RÖDER HTS HÖCKER GmbH opens subsidiary sales office in Singapore.

2007

RÖDER HTS HÖCKER GmbH hap zyrë strategjike për shitjet në Rusi dhe Indi.

2008

RÖDER HTS HÖCKER GmbH prezanton një seri të re të sistemeve të tendave që është krejtësisht i përdorshëm me projektimet e tjera të ofruara nga prodhues të tjerë.

2009

Familja Röder feston 50 vjet punë në biznesin e tendave në Panairin e Tregtisë TENT-EXPO organizuar nga RÖDER HTS HÖCKER GmbH. Në të njëjtin vit ajo fut në treg strukturën e skeletit me karbon / hibrid aliazhi të patentuar.

2010

Bëhet prezantimi zyrtar i sistemit të skeletit të strukturës së patentuar me karbon / hibrid aliazhi – një teknologji e lehtë dhe novatore në tendat modulare me tavan të lartë.

2011

Kompania e familjes RÖDER HTS HÖCKER GmbH përfaqësohet në 32 vende në të gjithë botën. Kompania njofton blerjen e 22,000m² ngjitur me vendndodhjen aktuale të fabrikës së prodhimit me sipërfaqe 42,000m² - trualli i ri ofron hapësirë shtesë të përshtatshme për zgjerim të mëtejshëm. Faza e parë duhet të përfundojë në tetor të vitit 2011 me ndërtimin e një fabrike moderne për prodhimin e elementeve PVC me sipërfaqe a 2,600m².

2012

RÖDER HTS HÖCKER GmbH krijoi një departament të përkushtuar për produktet ushtarake dhe humanitare, që ofron një gamë të specializuar të re të strehëve me peshë të lehtë, që mund të instalohen shpejt, projektuar për të përmbushur kërkesat e ndryshueshme të këtij sektori të specializuar.

2015

Krijohet një filial i kompanisë, HTS Industriebau që specializohet në projektimin dhe prodhimin e strukturave të instalohen shpejt me skelet prej çeliku.

2017

RÖDER HTS HÖCKER GmbH rihap departamentin e strukturave ushtarake si Strehat që Instalohen Shpejt HTS me një faqe të re të dedikuar në internet.



Projektimi Dhe Prodhimi

Lexoni më shumë rreth aftësive dhe fabrikave tona të projektimit dhe prodhimit.

Lexo më shumë